Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është mbyllur qendra Covid e klinikës së syve, ndërsa nga qendra e Klinikës për vesh, hundë dhe fyt 4 pacientët e mbetur sot do të transferohen dhe gjatë ditës edhe kjo Covid-qendër do të mbyllet ndërkaq, nga muaji i kaluar është mbyllur edhe spitali mobil në Klinikën për Sëmundje Infektive.
Nga ky institucion njoftojnë se në 24 orët e kaluara, në Covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar edhe 30 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 283 persona të dyshuar dhe konfirmuar për covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në Shkup.
“Numri i pranimeve në ditët e fundit është stabil dhe kishte 163 vende të lira pune deri në 8 të mëngjesit të sotëm, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë”, shtuan nga ministria.
Në 24 orët e kaluara në qendrat Covid në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po trajtohen gjithsej 359 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus. Në klinikat infektive në Shkup dhe në spitalet e vendit të hospitalizuar janë 620 pacientë, kurse ka rreth 621 shtretër të lirë.
Klan Macedonia
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!