#oranews #motikeq #shkulenpishat
Qyteti i Vlorës është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq.
Ndërkohë vijon ende pezullimi i lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit deri në datën 23 prill ora 10:00.
Si rrjedhojë e erës së fortë që ka prekur ditën e sotme qytetin e Vlorës ka pasur një numër të madh pishash të rrëzuara në pyllin e sodës.
Disa prej tyre kanë rënë edhe në rrugën kryesore duke u pastruar më pas nga forcat zjarrfikëse.
Gjithashtu raportohet probleme me energjinë elektrike në fshatrat Dukat, Orikum, Tragjas, Radhimë etj.
Ky është jë problem ky i mbartur ndër vite pasi këto fshatra furnizohen me energji nga Llogora dhe sa herë ka erë pësohen shkëputje dhe defekte. Që prej orëve të para të mëngjesit në qytet ka pasur një erë të fortë, por që e cila deri më tani nuk ka shkaktuar dëme.
Nga ana tjetër, tragetet e linjës Vlorë-Brindisi vijojnë në normalitet punën.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!