#oranews #nuredindumani #talocela
Në një seancë të zhvilluar në spitalin ushtarak Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e arrestit Nuredin Dumanit për katër vrasje të kryera dy vite më parë në Durrës, ku viktima mbetën dy vëllezërit Haxhia si dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Burimet bëjnë më dije se para arrestimit pak ditë më parë, Dumani ka hyrë në Shqipëri me identitet të rremë ndërsa qëllimi ka qenë vrasja e dy anëtarëve të grupit të Talo Çelës.
Gjykata e Posaçme i ka komunikuar në spital masën e sigurisë "arrest me burg" Nuredin Dumanit tri ditë pas arrestimit të tij në Fier.
Kjo masë bën fjalë për vrasjen e 2 vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia si dhe për ekzekutimin e shtetasve Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.
Prokurori i çështjes si dhe gjyqtari e kanë kryer në spitalin e Traumës njoftimin e masës, aty ku Dumani ndodhet i shtruar pasi pak ditë më parë në fshtin Papër të Elbasanit mbeti i plagosur në një atentat.
SPAK e akuzon Dumanin për "vrasje në rrethana cilësuese" ndaj dy ose më shumë personave më shumë se një herë, armëmbajtje pa leje, sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, mashtrim dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim. Prokuroria thekson se autorësia e Dumanit në vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në tregun e makinave Nuredin Dumani u dokumentua nga tabulatet telefonike të cilët faktuar prezencen e tij në zonën ku ndodhi krimi.
Për sa i përket vrasjes së 2 vëllezërve Haxhia akuza thotë se Dumani është autor që ka shtënë drejt tyre kjo pas rrëfimit të dy të pëendruarve Altin Ndoci dhe Klevis Alla.
Të arrestuarit Nuredin Dumani pritet ti njoftohet edhe një masë tjetër e re në lidhje më atentatin e ndodhur në Paper, ku besohet se objektiv kanë qenë dy anëtarë të grupit të Talo Çelës.
Sipas burimeve Nuredin Dumani është futur në Shqipëri nga territori i Kosovës me emër të ndryshuar. Ai ka përdorur në kufi një dokument identiteti të falsifikuar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!