Zyrtarët e shëndetësisë në mbarë botën i dhanë mbështetjen e tyre vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, pas alarmit të përhapur nga një studim që tregonte se ajo ka pak efekt kundër simptomave të lehta të sëmundjes të shkaktuar nga një variant që po përhapet shpejt në Afrikën e Jugut. Mundësia që variantet e reja të virusit t’i bëjnë të paefekshme vaksinat është një nga rreziqet kryesore që kanëç hedhur hije mbi strategjinë globale për daljen nga pandemia. Afrika e Jugut, ku një variant i ri tani përfshin pjesën më të madhe të rasteve, fillimisht njoftoi një pauzë në shpërndarjen e një milion dozave të vaksinës AstraZeneca. Por kompania tha se ende mund ta lejonte atë në "mënyrë të shkallëzuar", duke dhënë 100,000 doza dhe duke e monitoruar për të parë nëse vaksina parandalon shtrimet në spital dhe vdekjet. "Është tepër herët për ta refuzuar këtë vaksinë," tha Richard Hatchett, shef ekzekutiv i Koalicionit për Novacione të Gatishmërisë Epidemike, një fondacion që bashkë-drejton programin global COVAX për të siguruar doza vaksinash për vendet e varfra. Më shumë se 330 milion doza të vaksinës së AstraZeneca përbëjnë shumicën dërrmuese të dozave që COVAX synon të shpërndajë në fazën e parë në vendet e varfra duke nisur qysh këtë muaj, thotë VOA. Nëse vaksina nuk funksionon mirë kundër varianteve të reja në zhvillim të virusit, kjo mund të jetë një shenjë ogurzezë edhe për vaksinat e tjera, që mund të tregojë se virusi mund të pengojë përpjekjet e shkencëtarëve për ta luftuar atë.Varianti dominues në Afrikën e Jugut tani po qarkullon në të paktën 40 vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Astrazeneca#TopChannel
Ещё видео!