Ministria e Shëndetësisë ka ndërprerë kontratat e 1000 mjekëve specializantë, të cilët po kryejnë specializimet në spitaket e Tiranës, Elbasanit, Vlorës dhe Shkodrës.
Referuar urdhrit të lëshuar nga ministria e Shëndetësisë në datën 16 Qershor, operatorët e kujdesit shëndetësor në këto katër rrethe duhet të nisin ndërprerjen menjëherë të kontratave të lidhura me studentët ekselentë, të cilët fill pas përfundimit të studimeve të integruara për Mjekësi të Përgjithshme, kanë fituar të drejtët e specializimit me kuotë të mbuluar, pra të paguar nga shteti.
Kjo ndërprerje kontratash nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë vjen pasi në vend të mjekëve specializantë do të punësohen mjekët, të cilët janë shpallur fitues në portalin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë në një listë të gjatë pritjeje për të fituar vendin e punës.
Nga ana tjetër ky ndryshim ka krijuar pakënaqësi tek mjekët specializantë, për të cilët ndërprerja e kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë, përkthehet në kosto shtesë për të përballuar pagesën e ciklit afatgjatë të studimeve të specializuara në mjekësi.
Kjo nuk është hera e para që kjo skemë ndiqet me specializantët. Më herët edhe ish-ministrja e mbrojtjes i ndërpreu kontrata dhe rrjedhimisht edhe pagesën për studimet e specializuara si kuota të Ministrisë së Mbrojtjes.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#MinistriaeShendetesise#Mjeket#TopChannel
Ещё видео!