Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbuluar po ashtu detaje nga takimet me liderët ndërkombëtar për situatën në veri të Kosovës.
Ai vuri në dukje se biseda me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron në Moldavi ishte shumë e vështirë.
“Ua thashë gjithçka brenda kufijve të lejuar. Unë i respektoj të dy, mund të them që Macron është pak mik i imi, shkëmbejmë shpesh mesazhe, dhe për çështje private”, u shpreh Vuçiç.
Ai tregon se duhet negociuar dhe diskutuar dhe se nuk e di se cila është zgjidhja në këtë moment dhe nuk ka “shkopin magjik”.
“Duhet të masim gjithçka, sepse në fund dihet se kush do të jetë përgjegjës dhe fajtor. Edhe pse në fund të gjithë e meritojnë. Duhet të shoh se çfarë do të marrë populli ynë”, nënvizoi presidenti serb.
Vuçiq tha se më 2 qershor ka biseduar me zyrtarët amerikanë - me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për sanksione, David O'Sullivan, me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill dhe zëvendës-këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Jon Finer.
Rezultati i këtyre bisedimeve, të cilat nuk u njoftuan zyrtarisht, nuk është bërë i ditur.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AleksandërVuçiç#OlafScholz#TopChannel
Ещё видео!