Makina inteligjente dhe radarët automatikë, përgjatë ditës së dielë, kanë monitoruar qarkullimin e automjeteve, në aksin rrugor Thumanë – Milot – Rruga e Kombit.
Në Rrugën e Kombit janë pezulluar 82 leje drejtimi dhe janë vendosur 123 masa administrative, me vlerë 40.000 lekë të rinj, për qarkullim me shpejtësi nga 145 km/h deri në 166 km/h. Drejtuesit e këtyre mjeteve ishin shtetas kosovarë.
Përgjatë ditës së diel, deri në orët e vona të mbrëmjes, janë skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë në lëvizje, 362 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 115 km/h deri në 134 km/h.
Në aksin rrugor Thumanë – Milot janë evidentuar nga patrullimet në lëvizje, 89 raste të parakalimeve të gabuara. Drejtuesit që kryen parakalimet e gabuara u ndëshkuan me masa administrative.
Janë ndëshkuar me masë administrative, 10.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!