Një video e publikuar në rrjet e një zonje që merr ndihma sociale në Amerikë, ka ngjallur reagime të forta nën dyshimin e ajo mund të jetë këngëtarja ikonike, Parashqevi Simaku.
Jeta e Parashqevi Simakut prej vitesh ka qenë shumë larg syrit të medias dhe publikut, pas largimit nga Shqipëria menjëherë pas rënies së komunizmit.
Por para mbërritjes në këtë pikë.... ajo ishte një yll në vitet ’80 në Shqipëri, që spikati për zërin brilant, bukurinë ikonike dhe fotot sensuale që realizoi duke thyer tabutë e asaj kohe.
Pasi realizoi disa këngë në repertorin e saj dhe rrëmbeu edhe çmime në Festivalin e Këngës, ëndrrat e saj u kthyen me sytë nga Amerika, vendi i mundësive siç ajo e përshkruante.
Në një intervistë që dha një vit pasi kishte emigruar në SHBA, ajo rrëfente për gazetarin Alfred Kanini vështirësitë me të cilat përballej, por dhe ambicien për t’u futur në tregun muzikor atje.
“Unë kam qenë tepër e lidhur me televizionin, kam kujtime shumë të mira”, shprehej ajo.
E pyetur se përse u largua nga Shqipëria ajo shprehej: Është pyetje shumë e vështirë për mua, por mund të them se u krijuan kushtet, jo se kisha dëshirë, por prapë unë përpiqem nuk është se po ndryshoj. Unë ika si shqiptare dhe jam këtu jam prapë shqiptare. Jam tepër e qetë që tani jam në një botë të lirë, jam e lirë... në radhë të parë jam e lirë si shqiptare, por ky vend këtu është shumë oportun ku ti mund të provosh nëse mund të bësh diçka. Por unë çdo gjë që mund të bëj në të ardhmen, dua ta bëj vetëm si artiste, si shqiptare.
Simaku fliste dhe për vështirësitë me të cilat përballej në Neë York, duhej të punonte shumë, studionte dhe të ndihmonte ekonomikisht edhe familjen e saj. Gjatë intervistës shpesh ajo shprehej se ishte vetëm dhe jeta ishte shumë e vështirë dhe detyrohej të këndonte në restorante shqiptare për të mbledhur para, edhe pse aspak nuk i pëlqente ai ambient. Ajo tregonte se në Amerikë kishte shkuar me të tjera synime për karrierën e saj.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ParashqeviSimaku#SHBA#TopChannelNews
Ещё видео!