Ministrja Kushi: Disa kategori deri në fakultete me tekste falas
Kryeministri Edi Rama inspektoi shkollën e re 9-vjeçare “Gjon Luka” në Fushë Krujë, punimet e të cilës kanë përfunduar dhe në Shtator do të presë 160 nxënës. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i cili shoqëronte Kryeministrin Rama në këtë inspektim, njoftoi për një fond të ri për ndërtimin e 167 shkollaveshkollave të reja.
“Ministria e Arsimit dhe bashkitë do të marrin një fond në vazhdimësi për mbi 160 shkolla, 167, të reja, shumica të rindërtuara dhe një pjesë të rikonstruktuara. I kanë të gjitha ambientet shoqëruese si në shkollat e tjera, ambiente sportive, laboratorë”.
Ndërsa Evis Kushi njoftoi për një plan të ri të Ministrisë së Arsimit, që pritet të vihet në zbatim vitin e ardhshëm.
“Ndërkohë për vitin e ardhshëm ne kemi parashikuar që nga klasa e parë deri në të tretën, librat të jenë vetëm një përdorimësh”.
Përveç ciklit 9-vjeçar, këtë vit tekste falas do të përfitojnë edhe 16 kategori në arsimin e mesëm dhe të lartë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!