Më 27 Shkurt në Bruksel do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Takimi organizohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, pas konfirmit të prezencës së tyre si nga Kurti, ashtu edhe nga Vuçiç.
Pas takimit të organizuar nga Borrell, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të ketë bisedime të veçanta me dy delegacionet.
Në tryezën e bisedimeve është plani franko-gjerman, i propozuar nga Bashkimi Europian që mbështet gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!