Lushnjë – Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë, operacioni antikanabis i koduar “Laboratori”.
Policia zbulon brenda një banese, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.
Sekuestrohen fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë gjahu.
Bien në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra më parë në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Laboratori”.
Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F. D., 53 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
K. I., 30 vjeç, banues në Lushnjë.
K. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. K., 31 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së 53-vjeçarit F. D., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 170 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike, kapikorta (pajisje me të cilat ishte bërë lidhja e paligjshme e energjisë elektrike).
Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit F. D. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë gjahu pa leje.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#PoliciaeShtetit#Lushnje#TopChannel
Ещё видео!