Një uragan i fuqishëm goditi Meksikën në brigjet e saj perëndimore që lagen nga Oqeani Paqësor.
Uragani Lidia u përplas me Meksikën si një stuhi e kategorisë 4, me erara që arritën deri në 220 km në orë dhe reshje të dendura shiu. Por fatmirësisht me kalimin e orëve stuhia u dobësua në pjesën kontinentale, duke bërë Qendrën Kombëtare të Uraganeve të SHBA të ulë statusin e rrezikshmërisë së saj.
Autoritetet në shtetin e Nayarit bënë me dije se një burrë humbi jetën pasi u godite nga një pemë, teksa shumë të tjerë morën ndihmën e autoriteteve dhe u evakuuan.
Pak orë para nisjes së stuhisë, presidenti i Meksikës Andrés Obrador urdhëroi dislokimin e 6000 ushtarëve për të qenë në gatishmëri në zonat më të rrezikuara.
Disa pjesë të vijës bregdetare të Paqësorit të Meksikës kanë parë tashmë përmbytje të konsiderueshme këtë javë pas goditjes së stuhisë tropikale Max.
Uraganët godasin Meksikën çdo vit në brigjet e saj të Paqësorit dhe Atlantikut. Sezoni zyrtar i uraganeve në vend zgjat nga maji deri në nëntor, ku shumica e stuhive zhvillohen midis korrikut dhe tetorit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Uragani#Meksike
Ещё видео!