Presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga Kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbolli Ansi Agolli, vizitoi sot Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë duke u takuar e përshëndetur me fëmijët jetimë. Presidenti i Republikës u uroi atyre nga zemra Vitin e Ri 2018, dhe më pas, shpërndau dhurata simbolike në prag të festës së ndërrimit të viteve.
Duke iu drejtuar fëmijëve dhe edukatoreve e kujdestareve të pranishme, Presidenti Meta theksoi se: “Festat e fundvitit janë ditë reflektimi dhe solidariteti, prandaj duhet më shumë vëmendje dhe dashuri për fëmijët jetimë. Ata i kanë dhe do t’i kenë gjithmonë dyert e hapura në Institucionin e Presidentit të Republikës.”
Ещё видео!