#rtvora #xhuljoprela #brilantmartinaj #martinaj #prela #vritetefektivi #lezhë #vritetpolicifnsh #shorts
Vrasja e Xhulio Prelës, punonjësit të Policisë së Shtetit me detyrë efektiv në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i është faturuar 23-vjeçarit të vdekur, Briland Martinaj. Në këtë konkluzion kanë dalë tre gjyqtarët e Lezhës, Eva Hysko, Alda Sadiku dhe Olti Skrame, të cilët fiks një vit pas vrasjes së Briland Martinajt në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës, kanë etiketuar 23-vjeçarin si autorin e vrasjes së policit Prela, në fshatin Gajush të Lezhës.
“Ora News” ka siguruar vendimin me 41 faqe të gjykatës së Lezhës, e cila në 13 korrik 2023, deklaroi të pafajshëm Redion Hysën, të akuzuarin kryesor të prokurorisë si autor i vrasjes së Xhulio Prelës dhe kanosjes me armë të Gjok Malaj.
Në të njëjtin vendim, dy nga 3 gjyqtarët e çështjes, vendosin të dënojnë me 3 vjet e 6 muaj burgim shokun e Briland Martinaj, Nikoll Shërrniku, (Çeri), i cili në proces gjyqësor akuzohej për “Përkrahje të autorit të krimit”. Në këtë çështje ndryshe nga si kishte orientuar hetimin prokurori Erion Shehaj, duke etiketuar si autor dhe kërkuar një dënimin me 20 vite burgim për Redion Hysën, gjykata në vendimin e saj ka vendosur ta deklarojë të pafajshëm.
Tashmë prokuroria e Lezhës ka apeluar vendimin duke kërkuar në Apelin Tiranë, dënimin me 20 vjet heqje lirie të Redion Hysës.
Ndërkohë, sipas tre gjyqtarëve, megjithëse dy armët e krimit tip “TT” dhe një kallashnikov janë gjetur në depozitën e ujit të banesës së Redion Hysa, prokuroria nuk ka kryer hetime të mjaftueshme për të provuar autorësinë e krimit të Hysës në dy ngjarjet kriminale të ndodhura në mesnatën e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë me 3 plumba punonjësi i policisë Xhulio Prela dhe në ngjarjen e 29 dhjetorit 2020, ku u kanos me armë Gjok Malaj.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Ещё видео!