Arinarda Asllani është lënë në arrest shtëpie këtë të premte nga gjykata e Fierit. 33-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve, akuzohet se mëngjesin e 8 Marsit plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj Arjan Jorgati. Ngjarja ndodhi në shtëpinë ku ata jetonin, në lagjen “Liri” të Fierit.
Jorgati, po 33 vjeç, dyshohet se shkoi në gjendje të dehur në shtëpi. Palët u përfshinë në sherr që degradoi në dhunë fizike e deri tek përdorimi i thikës nga 33-vjeçarja.
Partneri i saj mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, pa problem për jetën./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!