Lajme arkiva 2005
“Thellimi i bashkëpunimit në çdo fushë”. Ky ka qenë mesazhi i përbashkët themelor i kryeministrave Berisha dhe Gjukanoviç gjatë takimit të tyre në Nova Gorica në Malin e Zi të martën paradite. Të dy krerët e qeverisë ranë dakord për forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.
Kryeministri Berisha paraqiti qëndrimin e tij për një koordinim më të gjerë dhe efikas të punës të institucioneve që merren me zbatimin e ligjit në të dyja vendet në kuadër të kësaj lufte. Berisha u shpreh se mund të bashkëpunohej më mirë në fushën e turizmit duke mundësuar që turistët të vizitojnë një kohësh të dyja vendet.
Sali Berisha: “Qytetarët shqiptarë dhe malazez të lëvizin lirshëm pa viza. Ndaj dhe ne duhet t’u krijojmë gjithë infrastrukturën e nevojshme që ata të lëvizin më shumë. Të shndërrohet në një tërësi turistike nga Lezha në Tivar.”
Një pikë e rëndësishme e takimit ishte çështja e statusit të Kosovës. Berisha paraqiti qëndrimin e qeveris shqiptare se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës në bashkëpunim me grupin e kontaktit. Ai konstatoi arritje të mëdha të Administratës Ndërkombëtare dhe qeverisë të Prishtinës në Kosovën e pasluftës. /tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!