Në një kohë që deputetët demokratë kanë mbledhur firmat për largimin e tij nga funksioni si kryetar grupi, Enkelejd Alibeaj e cilëson një agresion që vjen si rezultat se PD që drejtohet nga Sali Berisha bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.
Enkelejd Alibeaj: Është hall i përbashkët i Sali Berishës. Unë jam kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i zgjedhur sipas të gjitha rregullave statutore të Partisë Demokratike, jam dhe ushtruesi i detyrës së drejtuesit të Partisë Demokratike, me rastin e dorëheqjes së ish kryetarit Lulëzim Basha.
Pasi përjashtoi katër deputet nga grupi parlamentar i PD, deputeti i PD thotë se njëkohësish vijon betejën me qeverinë “Rama”.
Enkelejd Alibeaj: Përfaqësoj pikërisht atë pjesë të demokratëve të cilët kanë qenë përballë me pushtetin e Ramës gjatë gjithë kësaj periudhe që nuk kanë përfituar në fakt asgjë.
Përjashtimi i deputetëve solli reagime të forta dhe nga radhët e atyre që kishin mbështetur më parë Alibeajn, duke thënë se është një akt që thellon përçarjen në selinë blu.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!