Duhet të ishte festë, por u kthye në tragjedi: një polic i Kosovës humbi jetën në fshatin Zllatar të Prishtinës, i qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga një koleg. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:50. “Një efektiv policie vdiq pasi u qëllua me armë zjarri aksidentalisht gjatë nje feste. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar” thuhet në njoftimin e policisë. Mediat në Kosovë e identifikuan policin e vrarë si Lirim Haxholli, 24 vjec. Mësohet se ai i ishte bashkuar forcave të policisë vetëm 3 muaj më parë.
Sipas burimeve, episodi fatkeq ndodhi në një villë të Zllatarit, ku rreth 15 policë ishin mbledhur për të festuar. Por nga fundi i mbrëmjes, njëri prej efektivëvë ka shkrepur mendohet padashje armën, duke plagosur Haxhollin. I riu u dërgua me urgjencë në QKUK-së, por nuk arriti t’i mbijetojë plagës së marrë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosovë#Policia#TopChannelNews
Ещё видео!