Në kuadër të operacionit policor të koduar “Riverside” është arrestuar pronari i një subjekti në Milot për përpunimin e inerteve, 48-vjeçari me iniciale P.K.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës dhe punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.
Gjithashtu, iu vendos gjoba 2 mln Lekë, për veprimtarinë e kundërligjshme në këtë subjekt. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kamion dhe 2 ekskavatorë që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!