[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
“Komisioni Europian do t’i rekomandojë vendeve anëtare të Bashkimit Europian të hapin ne verë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë”. Deklarata pozitive për dy vendet vjen nga komisioneri për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn, gjatë një interviste për gazetën gjermane “Die Velt”.
“Ne besojmë se dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme dhe meritojnë një perspektivë evropiane. Shqipëria ka bërë hapa në luftën kundër krimit të organizuar. Mendoj se deri në verë do jepet rekomandimi për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.”
Hahn gjithashtu shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë progres në luftën ndaj korrupsionit dhe sundimit të ligjit.
“Dy vendet kanë arritur të bëjnë reforma të rëndësishme. Shqipëria, është vend kandidat për anëtarësim ne BE që në vitin 2014, dhe deri më tani ka bërë shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar.”
Në prezantimin e Planit Strategjik të BE-së për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria nuk ishte pjesë e shteteve që pritet të bëhen pjesë e unionit në vitin 2025. Por Hahn thekson se ky horizont kohor krijon një “presion motivues në rajon”, në mënyrë që dy vendet t’i bashkëngjiten Malit të Zi dhe Serbisë ne rrugën e anëtarësimit.
Ещё видео!