Mungesa e një tregu vijon të jetë shumë problem për tregtarët e produkteve të ndryshme të Qarkut Shkodër. Tregtarët shprehen se ka rënë fuqia blerëse. Ndërkohë, një problem është edhe transporti i tyre drejt qytetit për të shitur produktet e zonës.
Ankesat e tregtarëve erdhën gjatë një panairi të zhvilluar nga Bashkia Shkodër në sheshin kryesor para këtij institucioni.
Tregtarët:
Është e vështirë sepse nuk kanë lekë, njerëzve u ka hyrë varfëri e madhe. Transporti është i vështirë, se as qenin nuk ke si e çon tek rrugët nga vijmë ne.
Duke fol jemi po duke shitur nuk jemi. Unë vij nga Puka, kam sjellë produkte nga më të ndryshme. Gjetja e tregut është shumë e vështirë sepse panairet organizohen shumë rrallë. Standarti i jetesës së konsumatorëve është shumë i ulët, gjithashtu edhe fuqia blerëse shumë e ulët.
Mundësia për tregtim është e vështirë sepse ne vijmë nga zona të thella dhe transporti është pak problem. Unë udhëtoj që në orën 5 të mëngjesit dhe transporti më kushton shumë.
#faxweb #faxnews #zgjohu
Follow Fax News Albania
Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!