Një 102-vjeçare ka vendosur t’i bëjë një dhuratë jo shumë të zakonshme vetes për ditëlindje. Ajo ka vendosur të hidhet nga avioni me parashutë. 102 vjeçarja e patrembur, e cila ishte e martuar me një parashutist ka punuar për Flotën Detare Mbretërore britanike në Egjipt gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas përfundimit me sukes të hedhjes nga avioni, Manette Baillie u bë personi më i vjetër në Britaninë e Madhe që hidhet me parashutë.
Sapo ajo zbriti në tokë, Baillie u shpreh se eksperienca ishte e mrekullueshme. Nuk është hera e saj e parë që ajo feston ditëlindjen në një mënyrë të pazakontë.
Për të festuar 100-vjetorin e ditëlindjes, ajo drejtoi një makinë garash me shpejtësi 130 mph.
Ajo e ndërmori këtë aventurë të rrezikshme për moshën e saj për të grumbulluar fonde për të ndihmuar tre organizata bamirësie që ajo i ka për zemër.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!