Përpunuesit e qumështit në vend kanë njoftuar, se duke nisur nga mesi i muajit Prill çmimet e pothuaj të gjitha nënprodukteve të qumështit si djathi, gjalpi, gjiza, kosi, salca do të shtrenjtohen nga 10-15%.
Donjaldo Hoxha: Lajmi të cilit ju i referoheni ka paraqitur të gjitha nënproduktet e qumështit, por aty nuk janë paraqitur qumështi dhe kosi, sepse për këto dy produkte jetike të tavolinës së konsumatorit, nuk do të ketë ndryshim të çmimeve.
Përsa i përket nënprodukteve të qumështit si djathi, gjalpi ,gjiza, qumështi, salca, duke të theksojmë faktin se sektori i përpunimit të qumështit ka një rritje të tejskajshme të të gjitha kostove, që nga energjia elektrike, nafta, çmimi i blerjes së lëndës së parë të qumështit te fermerët, çmimi I gazit dhe gjithashtu çmimet e rritura të industrisë së paketimit ushqimor.
Të gjitha këto do të bëjnë që kompani të caktuara të reflektojnë çmimet e produkteve finale tek konsumatorët e tyre. Nuk di të them nëse kompanitë do të vazhdojnë të bëjnë sakrificën që kanë bërë deri tani, duke mbajtur çmime sa më të ulëta të munden.
Një litër qumësht sot që flasim e blejmë nga blegtorët në fshat për 52-55 cent dhe në raftet e supermarketeve të lagjeve përfundon (sipas kompanive të ndryshme dhe llojeve të paketimeve) me 130-150 lekë.
Normalisht që shtrenjtimi i kostove dhe rritja e çmimeve do të bëjë që edhe fuqia blerëse të jetë më e ulët. Shpresojmë të kemi një normalizim të situatës dhe ne të kthehemi tek çmimet tona, për t’iu gjetur sa më afër kosumatorëve.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!