Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me demokratët e Korçës, ka folur rreth arrestimeve nga policia të banorëve të Astirit dhe ish-deputetit Klevis Balliu. (Lexo këtu)
Ai tha nga Korça, se Balliu po mbahet në burg për shkak se ishte në krah të qytetarëve.
“Balliu mbahet në arrest politik me urdhër të Edi Ramës, pasi ndodhej në anën e qytetarëve që dhunoheshin. Edi Rama po u merr frymën qytetarëve”, – tha Basha, ndërsa shtoi: “Nuk ka burg që na tremb dhe na ndalon”.
Pjesë nga fjala e Bashës:
“Dua t’ju përcjell sot nga kjo sallë përshëndetjet e deputetit Klevis Balliut, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejt të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë, Sandër Lleshaj, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të policisë së Tiranës.
Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar.
Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t’i mbrojtur nga dhuna.
Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar.
Mesazhi që do të përcjellë Rama është se unë nuk pyes, arrestoj edhe përfaqësuesit politikë të opozitës, edhe deputetë, i çoj në prokurori ata që denoncojnë, siç bëri Ervin Salianji.
Mesazhi që Rama çon është se ai është pushteti, shteti dhe kur do ja merr frymën qytetarit, studentit, familjes dhe mbi të gjitha godet me padrejtësinë e drejtësisë së kapur edhe opozitën politike, që është bastioni i fundit i qëndresës kundër.
Më lejoni t’ju them se Klevis Balliu s’ka qenë kurrë më i vendosur dhe nuk ka qeli burgu që ta trembë, edhe ne bashkëluftëtarët e tij nuk trembemi nga një kufomë politike që i ka orët e numëruara. Fundi i organizatës kriminale të Rilindjes që solli kaq shumë dëme për 6 vite po afron dhe ne jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar betejën tonë drejt fitores”.
Klevis Balliu u shoqërua në polici ditën e djeshme, pasi së bashku me banorët e Astirit, të cilët protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre tentuan të bllokojnë rrugën ku do të kalonte eskorta e Kryeministrit. Pas shoqërimit Balliut i është komunikuar masa e arrestit. Gjatë protestës pati edhe përplasje me policinë, ku u lënduan disa efektivë dhe disa qytetarë.
Ещё видео!