Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka më shumë se 15-të vjet që premton zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërsa shqipja as me propozim ligjin e ri nuk zyrtarizohet, por vetëm avancohet. Përveç premtimeve, Ali Ahmeti disa herë është lavdëruar se subjekti që ai drejton e ka zyrtarizuar gjuhën shqipe. Rikujtojmë deklaratat kontradiktore të cilat kreun i BDI-së i bëri në vitin 2011 dhe 2012. Gjatë zgjedhjeve të 2011-ës, brenda 24 orëve Ahmeti dha dy deklarata diametralisht të kundërta. Në tubimin parazgjedhorë në Kumanovë premtoi se do të zyrtarizoj tërësisht gjuhën shqipe në Maqedoni, ndërsa të nesërmen në tubim në Negotinë të Gostivarit tha se gjuha shqipe është tërësisht zyrtare.
“Çështja e gjuhës shqipe, ju që të gjithë e dini, ne kemi votuar një ligj në Parlamentin e Maqedonisë, ligj i cili nuk i kënaq nevojat e shqiptarëve, kishte deklaruar më 17 maj 2011 kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Dhe një ditë më vonë, Ali Ahmeti, deklaroi diçka tjetër.
“Të mos flasim për gjuhën shqipe tërësisht zyrtare”, kishte deklaruar Ahmeti.
Pas këtyre deklaratave, Ahmeti mori mandatin, ndërsa pas disa muajsh, sërish dha deklaratë konfuze. Në pjesën e parë të deklaratës thotë se Gjuha shqipe do të zyrtarizohet mandatin e ardhshëm, ndërsa në pjesën e dytë thotë se shqipja është gjuhë zyrtare.
“Gjuha shqipe është në proces të mbarë dhe gjuha shqipe sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit është gjuhë zyrtare dhe në Maqedoni dhe në asnjë vend nuk ka gjuhë të parë dhe gjuhë të dytë por ka vetëm gjuhë zyrtare dhe gjuha shqipe është zyrtare por është në proces dhe në mandatin e ardhshëm sigurisht që kjo çështje përfundimisht do të mbyllet. Proceset duhen kohë, proceset duhen angazhim dhe durim”, pati deklaruar Ali Ahmeti. Kryetar i BDI-së (10 korrik – 2012).
Deklaratat e Ali Ahmetit i hodhën poshtë me veprimet e tyre dy ish ministrat e BDI-së, Fatmir Besimi dhe Tahir Hani, kur në takim zyrtar, iu drejtuan njëri tjetrit në gjuhën Maqedonase.
Gjatë këtyre viteve, gjuha shqipe nuk gjeti implementim zyrtar as në dokumentet e Kuvendit. Shembull konkret është informatori ditor. Në atë në gjuhën maqedonase nënshkruhen përgjegjësit e këtij dokumenti, ndërsa ai në gjuhën shqipe gjithmonë shtypet pa nënshkrim. Pas më shumë se një dekade e gjysmë, prej kur premtohet gjuha shqipe si zyrtare, asnjë nënsekretar shqiptar i Kuvendit nuk udhëhoqi asnjë seancë në gjuhën shqipe.
Mefail Ismaili/Shenja
Ещё видео!