Serbia ka akuzuar të martën Kosovën se po i shpall luftë nëpërmjet vendimit për reciprocitetin e targave dhe kartave të identitetit.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviv deklaroi gjatë një dalje për mediat se implementimi i vendimeve të mara nga Qeveria e Kosovës për letërnjoftimet në kufirin mes dy vendeve dhe për ndryshimin e targave ilegale serbe, është shpallje lufte.
Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtaretë ndalë kryeministrin Kurti dhe të bëjë presionqë të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Në mbledhjen e javës së shkuar, Qeveria Kurti vendosi që aplikojë të njëjtën masë, si Beogradi zyrtar, që nuk pranon dokumentet e identifikimit të Kosovës dhe i pajis në kufi shqiptarët e Kosovës me një letër që zëvendëson dokumentet e identifikimit. Po ashtu, Qeveria vendosi t’u japë një afat 2 mujor të gjithë atyre që kanë targa ilegale serbe në emër të qyteteve të Kosovës.
Por sipas Petkovic, Kurti dëshiron ta çojë popullin serb në luftë. “Dikush po e lë Kurtin të sillet në këtë mënyrë që të krijojë një krizë serioze që mund të kërcënojë paqen dhe stabilitetin”, tha Petkovic në një konferencë për media.
Ai ka shkuar edhe më tej me parashikimet. Ka thënë se Kurti “po përgatit sulm ndaj serbëve”, që kundërshtojnë të ndërrojnë targat.
“Po rrëshqasim drejt një krize serioze sepse Kurti po paralajmëron sulm të madh ndaj serbëve për fund të shtatorit e fillim të tetorit. I bëj thirrje komunitetit që të bëjë presion mbi Prishtinën.”, ka theksuar Petkovic.
Më herët, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçici ka përdorur deklarata luftënxitëse duke thënë se “Serbia do të përgjigjet me goditje vdekjeprurëse”.

Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Beograd#Serbi#TopChannel
Ещё видео!