Policia e Durrësit ka arrestuar një 57-vjeçar i cili vidhte targat e makinave dhe dyshohet se ua shiste grupeve kriminale. I prangosuri është Sami Fejza nga Mitrovica, ky që shihni në këto pamje.
Siç shihet në videon e shpërndarë nga policia, ai mban një kapuç dhe një çantë në shpinë. I duhen jo më shumë se 12 sekonda për të hequr targën. Në total policia ka evidentuar 6 raste të vjedhjes së targave nga ky person, i cili kishte ardhur nga Mitrovica në plazhin e Durrësit për të ushtruar këtë aktivitet të paligjshëm. Janë mjete në pronësi të shtetasve të huaj nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina.
Shërbimet e komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të disa shtetasve të huaj të cilët kishin ardhur si turistë në Durrës dhe u kishin vjedhur target e automjeteve, finalizuar operacionin policor të koduar “Targat”.
Për vjedhjen e targave në Durrës, reagoi këtë të merkurë dhe ambasada e Serbisë. Ajo i këshillonte qytetarët e saj të kontaktonin policinë ose ambasadën në rast të konstatimit të vjedhjes së targave.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!