Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për Ditën e Shtetësisë së Serbisë që shënohet më 15 shkurt, me mesazhin se Moska “e vlerëson shumë politikën e jashtme të balancuar” të ndjekur nga Beogradi.
Putin e cilëson Serbinë partnere të besueshme dhe mbështet përpjekjet e saj për të mos lëshuar Kosovën.
Ndërkohë, letra e Putinit për Vuçiç në kulmin e presioneve të Perëndimit ndaj Presidentit serb është interpretuar nga ekspertët dhe diplomatët si mesazh që ai të mos dorëzohet dhe t’u rezistojë këtyre presioneve që lidhen me Kosovën.
Në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, thuhet se Serbia ka respektuar rezolutat përkatëse në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por shprehet keqardhje për faktin se Serbia ka dështuar vazhdimisht të jetë në përputhje me masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë.
Serbia është vendi i vetëm në Europë që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar. Në këtë kuptim, raporti përmend nënshkrimin e marrëveshjeve që përcaktojnë prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme të Serbisë dhe Rusisë për periudhën 2023- 2024, si dhe takime me zyrtarë të rangut të lartë nga Rusia që janë në listën e sanksioneve të BE-së.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#Vuçiç
