Lideri i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët, e fokusoi te ajo që e cilësoi si çështja e ditës, te kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ai publikoi biletën e avionit të udhëtimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili disa ditë më parë deklaroi se do kthehej pas dy ditësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që sipas tij do të kthehet në mesin e muajit janar.
“Unë kam këtu, u kam sjellë këtu, është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar. Tani, çfarë komenti kam unë. Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam. Prokuroria në mënyrë bizare, deklaron se i kemi të vërtetuara, unë e di që kanë të vërtetuara, se kanë dokumentet dhe llogaritë bankare të fshehta të tij, i kanë pasuritë, i kanë mashtrimet, se ai thotë më tradhtuan, keni bërë deklarata nën presion, aludon për vjehrrën, Velicën, nuk e di për kë aludon, e vërteta është se në seancën 5-orëshe në prokurori ka rrëzuar çdo gjë që ka mashtruar në seancën 8-orëshe para disa muajsh”.
Kryedemokrati theksoi se Veliaj po kërkon të marrë azil politik në SHBA, teksa i bëri thirrje autoriteteve amerikane që ta kthejnë atë.
“Tani ka deklaruar se për dy ditë jam në Tiranë, sikundër iu bëj thirrje organeve ligjzbatuese në SHBA të bëjnë gjithçka për rikthimin e tij në Tiranë në qoftë se ai tenton të kërkojë në këtë vend apo në atë vend azil politik. Nuk mund të përdorë SHBA për akte të tilla fugjitive. Kë do takojë ai atje? Këtu në bashki ka deklaruar se unë po shkoj se këtu nuk e zgjidha dot, ta zgjidh atje. Çfarë do zgjidh ai atje? Duke kompromentuar kështu edhe mbrojtës. Departamenti i Shtetit kishte këtu një zëvendësndihmëssekretar, erdhi kastile për çështje të korrupsionit. Çfarë don ky që shkon atje? Ndaj dhe thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e tij në Shqipëri nëse ai tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e qëndrimit”.
Ndërsa për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se në 2027 presidenti amerikan Donald Trump do të jetë në Tiranë për samitin e NATO-s, pati këtë koment.
“Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”.
Teksa e cilësoi 2024 si vitin për ngritjen e opozitës shqiptare.
“Para së gjithash ky ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare, dështimit të plotë dhe përfundimtar të grushtit shqiptar për eliminimin e opozitës dhe realizimin e projektit ‘Shqipëria pa opozitë’, Shqipëria e regjimit të Edi Ramës”.
Kryedemokrati ndërkohë ritheksoi se opozita do të fitojë zgjedhjet e 11 majit, por se mosbindja civile do të vijojë deri në ditën e votimeve, ashtu si dhe kërkesa për qeveri teknike.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!