Hetimi i policisë për zbardhjen e ngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjatti ndërtuesi Sino Llanaj dhe një kalimtar i rastit, ka vënë në pranga 5 persona të përfshirë në konfliktin e dhunshëm. Ndër personat e vënë në pranga nga policia është edhe vet ndërtuesi Sino Llanaj, i akuzuar për veprën penale goditje për shkak të detyrës dhe moskallëzim krimi. Policia arrestoi edhe investitorin tjetër Albert Allmuça për veprën pebnale moskallëzim krimi, si dhe Shkelzen Byberin, i akuzuar për veprën penale mbajtje pa leje e armëve të ftohta dhe moskallëzim krimi. Për moskallëzim krimi u prangosen edhe Skënder Margjekën dhe Alfred Lumanin si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi me inicialet K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Sipas policisë, Sino Llanaj së bashku me disa persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri. Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku po punohet për kapjen e tij. Konflikti i dhunshëm që ndodhi mëngjesin e së mërkurës ishte vijim i një serie përplasjesh mes dy investitoreve te një pallati ne ndertim Sino Llanaj dhe Albert Allmuça. Ndërtuesi i plagosur Sino Llanaj ka shkuar pranë objektit në ndërtim, për të cilin ka punuar me ortakun e tij. Por pas mosmarrëveshjeve mes tyre për pjesën e pronësisë dhe shitjen e banesave, kanë nisur një seri të gjatë gjyqesh. Pak ditë më parë Llanaj ishte pranë objektit dhe pas një konflikti verbal është dhunuar nga një grup personash. Më pas ai në një tjetër konflikt është shoqëruar nga policia. Ortaku i tij pas ngjarjes është paraqitur në komisariatin dy në Tiranë për të dhënë dëshmi me alibinë se nuk ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur përplasja. Banorë të zonës konfirmojnë se mes ndërtuesve ka patur një konflikt që burimin e kishte mbi pronësinë e ndërtimeve. Kjo konfirmohet edhe nga një prej pronareve të tokës, Jemine Durshiti e cila pretendon se ka ende para pa marrë nga ndërtuesi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Arrested#TopChannel
Ещё видео!