Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i është bashkuar “Foltores” së Sali Berishës. Në fjalën e tij në takimin e Berishës me të rinjtë, Këlliçi tha se ai nuk kishte si të mos bashkohej me këtë takim, pasi të rinjtë janë zëri i partisë.
Këlliçi sulmon dhe Bashën për deklaratën e këtij të fundit në Kuvend pak ditë më parë, kur barazoi Sali Berishën me Ilir Metën dhe Edi Ramën duke i quajtur “Trekëndëshi i Bermudës”.
“Dua ta nis fjalën time me një falendrim të çdo të riu të FRPD që nuk kanë lënë asnjë rrugë, lagje e pallat për të sjellë PD në pushtet, e kështu të sjellim shpresën e shqiptarëve.
Mandati im nuk është i përjetshëm por FRPD është anëtarë e të gjithë organizatave europiane të rinisë. Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike.
Ju jeni ata që nuk e harrojmë historinë e Partisë dhe të Liderit Sali Berisha. Kushdo që vë një shenjë barazimi midis atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë. Partia Demokratike është partia e fjalës së lirë. Sot është Dita që të flisni ju e jo unë”, tha ndër të tjera Këlliçi./tvklan.al
#SaliBerisha #BerishanëTiranë #FoltorjanëTiranë #BelindKëlliçi
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!