Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Dhjetra emigrant klandestinë të nisura nga brigjet shqiptare kanë mbrritur këtë fundjavë në brigjet jugore të Italisë. Të favorizuara nga kushtët e mira të motit kanë qenë të shumtë skafet që kanë prekur tokën italiane. Kështu në jug të Barit është kapur ditët e fundit një grup klandestinësh prej 17 personash shqiptar dhe kinezë. Policia italiane ka kapur edhe dje 63 klandestinë të tjerë të ardhur po nga brigjet shqiptare. Klandestinët janë shoqëruar për në qendrat e pritjes së klandestinëve, që në të gjithë Italinë ka 11 të tilla. Qendrat tashmë janë të mbipopulluara. Policia italiane ka përgatitur që disa prej klandestinëve të riatdhesohen menjëherë. Gjendja e këtyre qendrave sa vjen e rëndohet. Ka pasur konflikte nga ana e klandestinëve për shkak të trajtimit jo të mirë. Në këto qendra mendohet të jenë edhe qindar shqiptar, gra e fëmijë, të cilët kanë pretenduar se italia ka hapur dyert. Ndërkohë ministria italiane e emigracionit është duke projektuar një ligj që do ti jap jetë të gjithë atyre që jetojnë brenda këtyre mini burgjeve./tvklan.al
Ещё видео!