TIRANË - Katër kontenierë me banane të nisur nga Ekuadori me destinacion final Shqipërinë, kanë qëndruar të bllokuar në portin e Durrësit prej muajit gusht 2019, pas konstatimit nga DEA amerikane në Portin e Pireut në Greqi, se brenda në kontenierë kishte kokainë. Për të zbuluar grupin kriminal, në portin e Pireut në Greqi ku kontenierët kaluan tranzit, autoritetet greke në koordinim me ato shqiptare, zëvendësuan 317 kilogramët e kokainës me pako me oriz. Në operacionin e koduar "Kuito", u la vetëm 1 pako me kokainë që të fuste në kurth trafikantët dhe më tej anija me kontenierë u la të shkojë në portin e Durrësit.
Aty, ranë në pranga dy pritësit, Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç nga Durres, njëri punonjës i sigurisë në Portin e Durrësit, ndërkohë që është shpallur në kërkim një person i tretë, businemen nga Durrësi, Gentian Malindi, 43 vjec, i cili i ka pritur dy të arrestuarit jashtë portit, me një automjet me targa të huaja.
Ещё видео!