Lajme Arkiva 2004
Biznesmenët i kanë këkruar prefektit të Gjirokastrës furnizimin me energji elektrike përndryshe rrezikojnë falimentimin. Ata kërkojnë vendosjen e një kabine më vete për biznesin si dhe ndërprerje të energjisë në orare të papërshtatshme, pasi linja e furnizimit me energji vjen nga fshatrat ku ndërprerjet janë me orare të zgjatura.
Sipas drejtorit të filialit elektrik, është e pamundur vendosja e kabinave të veçanta për të gjitha bizneset në zonën industriale, por rritja e kuotave të energjisë për Gjirokastrën nga 175 000 në 220 000 kW dhe me vendosjen e plotë të matësave ndërprerjet do të jenë më të rralla. Ndërkohë në protestë për mungesën e energjisë elektrike janë hedhur punonjësit e firmës italiane të këpucëve “Farma”. Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, përfaqësuesit kanë deklaruar se 60 puntorët paguhen në bazë të prodhimit, ndërkohë që energjia elektrike ndërpritet për më shumë se 4 orë.
“Dy muaj ishim me asistencë, tani na erdhi puna dhe s’kemi energji, e kemi të keqen nga shteti.”
“Ai thotë, derisa nuk mendon shteti për juve duhet të mendoj unë që të vij që nga Italia këtu, s’jam i detyruar, thotë.”
“Ta bëjë me orar, kemi çelësat tanë këtu, ta presi te çelësat tanë që ka ndërmarrja. Ne jemi puntorë, ne aq sa orë punojmë, aq lek marrim, ndërsa biznesi mbush xhepin me para. Ne jemi njerëz fukarenj.”
Bashkë me firmën italiane linja e furnizmit me energji elektrike shkon dhe për 100 shtëpi të tjera të fshatit dhe, nëse një pjesë e familjarëve nuk paguajnë energjinë e konsumuar, Korportata Elektroenergjitike Shqiptare është e detyuar të ndërpresë furnizimin duke lënë për pasojë pa punë 60 punonjësit e parë për këtë dimër. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!