#partiademokratike #perplasje
Java e ardhshme do të jete decizive për dy pjesët e ndara të Partisë Demokratike. Kjo pasi KQZ do të marrë vendim se komisionerët e cilës palë do të pranojë si përfaqësues zyrtarë të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit.
Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i ka dorëzuar emrat, ndërkohë që pritet që të njëjtën gjë të bëjë gjatë ditës së hënë, edhe pala e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Dhe në këtë rast, drejtuesi i KQZ Ilirian Celibashi pritet t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës me pyetjen e vetme, se kush e drejton Partinë Demokratike të Shqipërisë. E gjitha kjo ndodh pasi Gjykata e Apelit nuk ka marrë ende vendim se kujt i takon vula dhe logoja e Partisë Demokratike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, as nuk e mendon që gjykata të marrë vendim tjetër përveç asaj që ka caktuar gjykata e faktit. Ndërsa nga ana tjetër pala e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka shtuar lëvizjet këtë javë me emra të rinj, si kandidatë për kryetarë bashkish, kryesisht në disa bashki të vogla. Duke vijuar atë çka edhe pati deklaruar më herët, se do dalë me kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 Majit. Fakt ky që është kundërshtuar edhe nga deputetë që bëjnë pjesë në grupimin e tij, një pjesë e të cilëve kanë deklaruar se do të mbështesin kandidatët e dalë nga primarët.
Por sido që të vendoset, se cila palë do të kandidojë me logon zyrtare të Partisë Demokratike, kjo javë mund të sjellë përçarjen zyrtare të partisë më të madhe opozitare, çka do ta bëjë akoma më të vështirë objektivin e fitores për ta në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!