Vlorë- Qyteti i Vlorës është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm tritoli. Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një automjeti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:15 në rrugën transballkanike Vlorë-Skelë, pranë sheshit “Omonia” ku një automjet ‘Mitsubishi’ i bardhë, fuoristradë, me targa AA 848 XJ në të cilin udhëtonin dy persona ka shpërthyer në flakë.
E gjithë skena e rëndë ka ndodhur ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe si pasojë e tij ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, që dyshohet se është një mashkull. Viktima është gjetur i pajetë, totalisht i shkrumbuar në derën e parme të mjetit.
Ndërkohë forca e shpërthimit, duket se ka nxjerrë jashtë pasagjeren, Ornela Gjini 19-vjeç, e cila është marrë nga kalimtarë të rastit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit ku ka marrë dhe ndihmën e parë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 19-vjeçarja ka djegie të shkallës së tretë në të dy gjymtyrët dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. E plagosura pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për mjekim të specializuar.
I plagosur nga ngjarja ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, i cili është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Në vendgjarje kanë mbërritur menjeherë forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar dhe skenën e krimit. Paraprakisht dyshohet se mjeti është hedhur në erë përmes një shpërthimi të telekomanduar.
Ndërkohë që korrespondenti ynë nga Vlora, Gentjan Bellaj, na informon se pasojat e shpërthimit të mjetit janë ndjerë në të gjithë zonën, ku ka pasur thyerje të xhamave në pallatet dhe dyqanet përreth.
Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!