Vazhdojnë tentativat për kalim të kufirit nga emigrantë të paligjshëm në Shqipëri. Në orët e fundit policia e Vlorës ka goditur 2 raste, ndërsa në pranga ranë personat të cilët I kanë ndihmuar këta shtetas, kundrejt pagesës. Konkretisht bëhet fjalë për operacionin ‘Xara’, ku në një furgon u gjetën 42 emigrantë të paligjshëm.
Policia bën me dije se emigrantët kishin kryer pagesa të larta kundrejt trafikantëve, të cilët llogariten mesatarisht rreth 500 euro secili. Pas informacioneve të siguruara u ngritën pika kontrolli në jug të vendit konkretisht në Sarandë. Pas identifikimit të mjetit u bë dhe ndalimi I tij. Në pranga ranë Adriatik Bishaj dhe Fatjon Kukaj.
Të dy janë banues në Shkodër, ndërsa nuk dihet itinerary I ndjekur prej tyre, Ndërkohë mbi 2 personat në fjalë rëndon vepra penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim. Ndërkohë në orët në vijim do të dalin para gjykatës së Sarandës, ku do t’u caktohet masa e sigurisë.
Ndërkohë ky nuk është rasti I vetëm, teksa kufiri I gjelbër vijon të mbetet një shqetësim për autoritetet policore.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Sarandë#Emigrant#TopChannel
Ещё видео!