Mes urimeve të shumta pas fitores historike, edhe Presidenti Joe Biden telefonoi presidentin e zgjedhur Donald Trump për t’i uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe e ftoi për një takim në Shtëpinë e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë tha nëpërmjet një deklaratë se Biden gjithashtu u angazhua “për të siguruar një tranzicion të qetë dhe theksoi rëndësinë për të bashkuar vendin”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka folur gjithashtu edhe me kandidaten demokrate Kamala Harris.
Biden do t'i drejtohet kombit këtë enjte. Donald Trump po përgatitet të zgjedhë ekipin e tij kryesor përpara kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kamala Harris u zotua për një "transferim paqësor të pushtetit”.
Gjithashtu Trump u zotua se do ta bëjë Amerikën përsëri të madhe. Presidenti i zgjedhur fitoi Karolinën e Veriut, Xhorxhian, Pensilvaninë dhe Wisconsin, ndërsa Nevada dhe Arizona janë dy shtetet e lëkundura që kanë mbetur edhe për të deklaruar rezultatet e tyre. Aktualisht, me 94% të votave të numëruara, Trump ka 51.0% dhe Kamala Harris ka 47.2% në Nevada.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!