[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
"Amerika është e vonuar ne ndërhyrjen e saj ne Siri. Edhe një balene po te kishte vdekur do ishte ngritur komisionin, jo me ne Siri ku kane vdekur 150 mije njerëz". Kjo duket te jete mënyra sesi e shohin myslimanet vendimin e SHBA-ve për te ndërhyre apo jo ne vendin i cili po përballet me një lufte civile prej afro gati tre vitesh. Imami i xhamisë se Rrugës se Kavajës ne Tirane, Ahmed Kalaja është një prej shqiptareve qe e njeh prej vitesh Sirine dhe situatën atje për shkak se ka studiuar ne Damask, dhe ka ndjekur me vëmendje gjate këtyre viteve ngjarjet qe e kane përfshire ketë vend. Për Imamin Kalaja edhe Rusia e Kina te cilat duken te jene ne mbështetje te politikave te Asad po e bëjnë ketë vetëm për qellim përfitimi ekonomik. Sipas Imamit, kjo lufte duhej te kishte marre fund me kohe pasi zemërimi i popullit është i madh. Shqipëria numëron 100 persona te kenë përfunduar studimet ne Siri ndërsa ne vendin tone jetojnë fare pak shtetas siriane.
Ещё видео!