Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur t’I japë fund lojërave të turkut Faruk Ozer, me shtyrjen e proceseve gjyqsore.
Këtë të martë, gjykata vendosi të gjobisë avokatin e Ozer me 50 mijë lekë të reja, për zvarritje të procesit gjyqësor.
Gjykata gjithashtu caktoi datën e re të gjyqit, si edhe vendosi një avokat të caktuar kryesisht për mbrojtjen e Faruk Ozer.
Themeluesi i platformës Thodex, Faruk Fatih Ozer ka ankimuar në Apelin e Durrësit vendimin e gjykatës së Elbasanit për ekstradimin e tij drejt Turqisë.
Edhe seancën e kaluar, avokati Klodian Skënderaj nuk ishte i pranishëm, duke e mbështetur mungesën me një raport mjekësor, prandaj këtë herë Apeli I Durrësit e gjobiti.
Më 17 nëntor, gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan, pas shumë shtyrjesh të procesit, vendosi ekstradimin në Turqi të Ozerit. Ky vendim u ankimua pasi, sipas Ozer dhe mbrojtjes së tij, ekstradimi në Turqi rrezikon jetën e ish-bosit turk të kriptomonedhave Faruk Ozer.
Ozer akuzohet në Turqi për veprat penale "Krijimi i organizatës kriminale" dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda".
Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se u largua nga vendi me afro 2 miliardë dollarë të përfituara përmes mashtrimit të mijëra përdoruesve të platformës së tij të kriptovalutës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Gjykata#Apelit
Ещё видео!