Pamjet më sipër i përkasin fshati Vlohos në Kardhica dhe dëshmojnë qartë pasojat katastrofike të përmbytjeve në vendin fqinj.
Vërshimi i lumenjve ka bërë që uji të përmbysë të gjitha banesave dhe tokave bujqësore të fshatit.
Moti i keq ka shkaktuar tetë viktima deri më tani.
Fenomeni i tejskajshëm sipas meteorologëve është më ekstremi që ka goditur vendin në 90 vitet e fundit. Qindra shtëpi janë shkatërruar apo përmbytur nga ujërat dhe balta që kanë sjellë lumenjtë, disa ura janë shembur, rrugët janë shndërruar në liqene, linjat e energjisë elektrike janë shkatërruar, uji i pijshëm mungon në shumë zona dhe dëmet në kulturat bujqësore janë të pallogaritshme për zonën më prodhimtare bujqësore të Greqisë që përfshin prefekturat e Kardhitsës, Larisës, Trikalës dhe Volosit.
Sipas shërbimit meteorologjik të vendit sipërfaqet e përmbytura të fotografuara me satelit ditën e djeshme janë mbi 72000 hektarë, por sot në ditën e katërt të fenomenit ujërat e dy lumenjve të zonës vazhdojnë të dalin nga shtrati dhe të përmbytin tokat bujqësore dhe fshatrat.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kardhica#Vlohos#TopChannelNews
Ещё видео!