4 persona kanë rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi transportonin emigrant të paligjshëm, me qëllim kalimin e kufirit. Operacioni policor “Road Guard” është zhvilluar në 3 faza, ku 4 të rinj kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ndihma për kalimin e kufirit kundrejt pagesës është kthyer në një fenomen tejet shqetësues në qarkun e Gjirokastrës, ku rastet janë të shumta. Emigrantët sillen në vendin tonë, më pas paguajnë qindar euro me qëllim kalimin e tyre në shtetet evropiane.
Arrestimi i njërit prej tyre u bë pasi në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, ishte duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Po ashtu dy të tjerë u arrestuan në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, ku dhe dy të rinjtë e tjerë transportonin emigrant të paligjshëm. Pas arrestimit të tyre, u sekuestruan 3 automjete dhe 6 celularë. Ndërkohë një tjetër vijon të jetë në kërkim, ndërsa hetimet për këto raste vazhdojnë nga policia.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Emigrantët#Gjirokastër#TopChannel
Ещё видео!