Gjermania ka thjeshtuar procedurat e pajisjes me pasaportë të emigrantëve, duke reduktuar kohën e qëndrimit dhe favorizuar meritokracinë sa i takon integrimit të të huajve në shoqërinë vendase.
Kushtet e tjera për marrjen e shtetësisë, është një leje e caktuar qëndrimi e përcaktuar me ligj, dëshmia që personi siguron jetesën për vete dhe anëtarët e familjes në ngarkim dhe njohuritë e mjaftueshme të gjermanishtes. Procesi zgjat normalisht disa muaj, por mund të zgjasë edhe dy vite për shkak të mbingarkesës nga fluksi i kërkesave.
Ligji parashikon që shtetësia mund të merret brenda 3 vitesh, nëse personi ka një integrim të mirë në Gjermani. Në këtë rast kërkohen njohuri të avancuara të gjuhës gjermane, rezultate të mira në shkollë, kualifikim profesional dhe rezultate të larta në punë.
Po ashtu, sipas ligjit të ri, fëmijët e lindur në Gjermani përfitojnë shtetësinë gjermane kur njëri nga prindërit është rezident në Gjermani prej 5 vitesh dhe ka leje të rregullt qëndrimi. Ligji lejon për herë të parë edhe dyshtetësinë për shtetasit shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët deri më tani do të duhejt të hiqnin dorë nga pasaportat e Shqipërisë, apo të Kosovës.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Gjermania#Procesi #
Ещё видео!