Pa kaluar 24 ore nga të shtënat me arme zjarri në Velipojë ku u plagos rendë një person, një tjeter attentat ndodhi në Shkodër por këtë herë me një viktimë. Lulash Qepuri, 76 vjeç mbeti i vrarë mbrëmjen e se mërkurës, pasi ndaj tij u qellua disa here me arme.
Ai ka qenë duke qëndruar në lokalin e tij, në fshatin “Stom Golem”, në momentin kur një person i maskuar është afruar duke hapur zjarr ndaj tij. Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe i biri i viktimës, teksa edhe ai dyshohet se ka marrë një arme dhe ka qëlluar ndaj autorit te maskuar por ky i fundit është larguar me shpejtësi dhe ka hipur në një automjet.
Menjëherë, i riu ka telefonuar policinë dhe u ka thënë se i kanë vrarë babanë. Qepuri ka shkuar në spital në gjendje kritike për jetën, dhe pavarësisht ndërhyrjes se bluzave të bardha, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja të dala nga armët e përdorura ndërsa një shotgun është gjetur në tokë, në hyrje të lokalit. Policia ka shoqëruar në komisariat të birin e viktimës, i cili ka treguar se autori i maskuar është afruar në këmbe drejt lokalit dhe menjëherë ka hapur zjarr. Ndërkohë janë siguruar edhe pamjet e një kamere sigurie e cila ka fiksuar momentin e ngjarjes.
Lulash Qepuri ishte i sëmurë prej kohesh. Ai ishte arrestuar në vitin 2011 pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shkodër#Vrasje#TopChannelNews
Ещё видео!