Lajme Arkiva 2002
Presidneti Moisiu ka bërë thirrje nga Lezha për korrigjimin e gabimeve të së kaluarës në zgjidhjen e problemit të pronave dhe në vlerësimin e figurave të shquara të kombit. Gjatë ceremonisë së dekorimit At Gjergj Fishtës me titullin “Nderi i kombit”, presidenti i Republikës Alfred Moisiu tha se duhet t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën, pasi ata janë të lodhur nga politika zhurmë madhe dhe boshe.
Alfred Moisiu: Kemi nevojë për më shumë punë vendosmëri dhe besim për të ndërtuar të ardhmen, pjesë e rëndësishme e saj është dhe korrigjimi i gabimeve të bëra me pronën. Hipokrizitë dhe skepticizmi i njerëzve nuk mund të na çojë përpara. Duhet të heqim dorë nga politika për politik, politika duhet të vendoset në binarë të një lokomotive të nevojshme për korrigjim, përsosje dhe efikasitet për të çuar punët përpara. Zoti na ka dhënë gjithçka ne na takon që ato ti kthejmë në të mira për popullin tonë të shumëvuajtur dhe të lodhur nga politika jonë zhurmëmadhe dhe boshe.
Moisiu ka propozuar që edhe për Nënë Terezën ashtu si dhe për At Gjergj Fishtën të ngrihet përmendorja dhe muzeu kombëtar. Presidenti shprehu indinjatën ndaj censurës që i është bërë ndër vite veprave të Fishtës dhe Konicës.
Dekoratën nderi i kombit, familjarët e Gjergj Fishtës kanë preferuar t’ia dhurojnë bibliotekës së qytetit të Lezhës e cila do të mbajë emrin e këtij shkrimtari dhe publicisti të madh./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!