Në takimin tre palësh të zhvilluar në Bruksel, mes shefit të delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi atij të Serbisë, Petar Petkoviç dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak palët ranë dakord për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur. Marrëveshje kjo e arritur në 2023 në kuadër të dialogut mes dy vendeve. Palët edhe pse ranë dakord aso kohe për qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian, në praktikë nuk i realizuan kurrë. Por në takimin e kësaj të marte, u vendos që Kosova dhe Serbia të kenë një komision të përbashkët, i cili do të fillojë të merret me këto çështje që nga janari. Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta. Bislimi tha gjithashtu se në takim diskutoi edhe marrëveshjen për energjinë, dhe çështjen në Luginën e Preshevës. Po ashtu Bislimi dënoi dhe sulmin e 29 nëntorit ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. të njëjtin qëndrim mbajti dhe Lajçak. Ndërkohë Petkoviç mohoi përfshirjen e Serbisë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosove#Serbi
Ещё видео!