Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç kanë udhëtuar drejt Brukselit, për një një raund të ri bisedimesh në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Takimi u konfirmua nga zëdhënësi I BE, Peter Stano. Diplomati bëri me dije se fillimisht palët do të zhvillojnë takime të ndara me emisarin special në dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, e më pas ky i fundit do të përpiqet të organizojë një takim trelateral. Për herë të fundit, Bislimi dhe Petkoviç u takuan në fillim të korrikut, por pa ndonjë rezultat. Bislimi e ka akuzuar atëkohë palën serbe se dëshiron vetëm zbatim të pjesshëm të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Petkoviq ka thënë se pala kosovare nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve që prej 2011. BE-ja ka përsëritur se dialogu është e vetmja mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas bllokut, të dyja vendet duhet të përparojnë në dialog me kushtin për t’u integruar në Europë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Lajcak#Bruksel
Ещё видео!