Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Laze. Vendimi u komunikua sot nga kryesuesja e trupës gjykuese Brunilda Bekteshi. Sipas KPK-së, gjyqtari Laze nuk justifikon pasurinë me burime të ligjshme.
“Trupa gjykuese pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguara nga institucionet e vlerësimit si dhe atë të paraqitur nga subjekti i vlerësimit, zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ. Dëgjoi zotin Artan Lazaj në seancën e datës 2 Korrik dhe e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të këtij procesi, trupa gjykuese vendosi: të shkarkojë nga detyra subjektin e vlerësimit Artan Lazaj me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”./abcnews.al
Ещё видео!