Me ujërat e pastër dhe bukurinë e rrallë natyrore, plazhet e Shqipërisë, veçanërisht ato të jugut, janë mbipopulluar nga pushues vendas e të huaj. Ky sezon nisi me masa të shtuara nga autoritetet dhe nga vetë operatorët turistike. Por çështja e sigurisë mbetet sfidë e vazhdueshme, në veçanti gjatë ditëve kur plazhet janë plot.
Federata e Vrojtuesve të Plazhit këmbëngul në pajisjen e të gjithë bregdetit me vrojtues, për të pasur plazhe ku pushuesit të ndihen të mbrojtur nga çdo e papritur. Natyrisht që një nga detyrat e vrojtuesve është edhe ajo për të vendosur sinjalistikën e duhur në mënyrë që pushuesit të jenë të informuar në çdo kohë për rrezikun që mund të vijë nga deti i trazuar.
Puna e vrojtuesve konstaton jo vetëm që të ofrojnë ndihmë në det, por edhe jashtë tij. Kullat e vrojtimit në plazhe kanë qenë gjithmonë problematike sa i përket prezencës së sigurisë. Autoritetet kanë paralajmëruar mbylljen e subjekteve që nuk kanë vrojtues.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!