Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Sasia rekord e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Durrës: 613 kg e 350 gram me vlerë tregu mbi 180 milionë euro.
Kokaina ishte fshehur në një kamion me banane e ardhur nga Kolumbia dhe kishte destinacion tregun europian.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu doli në një konferencë për median për të dhënë detaje mbi operacionin e koduar "Last snow".
Dy persona janë arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim pronari i firmës porositëse “Arbri Garden” shpk. Mësohet se c, Federico Cafiero De Rahoi cili vizitoi Tiranën të hënën e 26 shkurtit 2018 ka koordinuar veprimet.
Droga prej nje jave ne kalaten e portit
Droga mbërriti në port më 19 shkurt ndërsa operacioni u ndërmor mbrëmjen e 27 shkurtit
Ardi Veliu: Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.
Ku ishte fshehur kokaina
Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.
Kontenieri ndodhej në kalatën e gjashtë të portit dhe kishte lundruar me linjën Kolumbi-Maltë-Itali-Shqipëri. Droga u zbulua me anë të qenit anti-drogë.
Ora 10: 50 Skaneri nuk e kapi drogen, si u zbulua
Burime të Ora News bëjnë të ditur se sasia e drogës u kap me analizë risku nga hetimi doganor. Skaneri nuk ka konstatuar gjë ndërsa droga është gjetur në dopjo shasinë e kontenierit. Ekspertët e grupit hetimor kanë boshatisur konteinerin dhe kanë shpuar shasinë. Aty kanë konstatuar kokainën.
"Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike" informon kreu i policise se shtetit
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!